Për cilin ekip bëjnë tifozllëk tiranasit?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2022 | 21:55

Për cilin ekip bëjnë tifozllëk tiranasit?

Nga EDUARD ZALOSHNJA

zaloshnja

Në një sondazh socio-ekonomik që zhvillova në territorin e Bashkisë Tiranë (përfshirë edhe fshatrat), kisha në pyetësor edhe pyetjen “Në futbollin europian, për cilin klub bën tifozllëk?”

Duke qenë se sporti nuk përbënte fokusin kryesor të sondazhit, kjo pyetje nuk shoqërohej me pyetje mbi intensitetin e tifozllëkut, si, sa shpesh i shihnin ndeshjet e klubit të preferuar në kupat europiane, në kampionatet e vendeve përkatëse apo në ndeshjet miqësore, etj.

tifozet

Sidoqoftë, bazuar në vetëdeklarimin e të anketuarve tiranas (18 vjeç e sipër), rezultoi se Milani është klubi me përkrahjen më të madhe mes tiranasve: 12.1% (marzhi i gabimit statistikor për këtë përqindje është plus/minus 0.7%). Me extrapolim të përafërt të këtij rezultati (bazuar në moshat dhe gjinitë e përkrahësve), rezultoi se rreth 70 mijë tiranas të rritur përkrahin Milanin.

Milani ndiqet në renditjen e përkrahjes nga Bajerni dhe Juventusi pothuaj me numër të barabartë përkrahësish, e me radhë pastaj Interi, Barcelona, Reali, Mançester Junajtid, Liverpuli, etj., (shihni tabelën shoqëruese).

TIRANASIT

Ndër tiranasit e rritur, 33% nuk përkrahin asnjë klub europian (me ekstrapolim të përafërt rreth 192 mijë). Siç pritej, kjo përqindje ishte ndjeshëm më e lartë te femrat, plot 56% e tyre nuk përkrahin asnjë klub europian. Gjithashtu, kjo përqindje ishte më e lartë te moshat 65 vjeç e sipër, plot 53% e tyre nuk përkrahin asnjë klub europian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"