Operacioni “fshesa”/ Ranë një kategori më poshtë, priten 13 largime nga skuadra e… (LISTA E LOJTARËVE)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2022 | 14:47

Operacioni “fshesa”/ Ranë një kategori më poshtë, priten 13 largime nga skuadra e… (LISTA E LOJTARËVE)

Butrinti do të luajë në Kategorinë e Dytë sezonin 2022- 2023, por sarandjotëve u duhet që të mendojnë seriozisht për ndërtimin e skuadrës, pasi largimet do të jenë të shumta për shkak të përfundimit të kontratës thuajse të të gjithë grupit.

butrinti

Në sezonin e fundit, klubi sarandjot ka lënë të lirë lojtarë vendës, të cilët luajtën për ekipe të tjera në Kategorinë e Dytë, por edhe në të Tretën te fqinjët e Delvinës.

Sezoni i ri në të Dytën rikthen edhe derbin e zjarrtë në skajin jugor të vendit, pasi Delvina u ngjit.

Emra si Mërkuri që shkëlqeu me Luftëtarin, por edhe Bazaj, Husi, Theodhori apo Lala e ndonjë tjetër zor se mund të rikthehen në Sarandë, nëse financiarisht trajtohen më mirë në ekipet ku mbyllën sezonin.

Por, ndërkohë Butrinti përfshihet nga një eksod, sepse lojtarëve u kanë përfunduar kontratat. Dhe pritet që të jenë jo pak, por 13-15 largime.

Më të sigurta duken “divorcet” me futbollistët që mbajtën një peshë kryesore në Kategorinë e Parë.

“Panorama Sport” zbardh edhe listën me lojtarët që janë thuajse të larguar nga skuadra sarandjote. Bëhet fjalë për portierin Arjol Kaloshi, mbrojtësit Glauber Dos Santos, Xheferson Perreira, Joni Nurja dhe Selidjon Zholi, mesfushorët Klaus Alinani, Salvatore Gjonaj, Ermanel Llojaj, Françesk Toma dhe Yuta Takahashi e gjithashtu sulmuesit Gëzim Hyska, Çinonso Onuh dhe Ardit Jaupaj.

Në sezonin e ri gara në të Dytën pritet të jetë edhe më e fortë.

LIS

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"