Onuh: Respekt për Besën, por dua gol dhe fitore me Shkumbinin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2021 | 17:46

Onuh: Respekt për Besën, por dua gol dhe fitore me Shkumbinin

Shkumbini mbledh forcat. Dy humbjet e fundit rëndojnë ende dhe sidomos prej numrit të madh të golave që janë pësuar (10 në total), por janë të vetëdijshëm që asgjë nuk mund të zhbëhet. Ngushëllimi i vetëm në këtë çast është: kthesa. Kjo javë i vendos përballë Besës dhe të lehtë nuk do ta kenë, e megjithatë dëshira për autokratikë nuk mungon dhe sidomos kur luajnë në shtëpi.

onuh

 

Lojtarët po stërviten me ritëm të lartë dhe po bëjnë çmos që të korrigjojnë ato gabimet që kanë shfaqur përballë Tomorit dhe Butrintit. Këtë e thotë edhe Çinonso Onuh, sulmuesi i peqinasve. Ai beson se skuadra do të reagojë, ndonëse e paralajmëron “malore” me kavajasit. Nigeriani e njeh mirë kundërshtarin, pasi ka luajtur dy sezone me ta. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, ai nuk e fsheh dëshirën që ka për t’u shënuar verdhezinjve, përtej nostalgjisë që ka për të shkuarën.

“Kam luajtur në disa skuadra gjatë karrierës në Shqipëri dhe te Besa kam kaluar dy sezone. Aktualisht jam i përqendruar për të bërë më të mirën me Shkumbinin dhe në fundjavë do të mundohem që të shënoj në portën e Besës, për t’i siguruar suksesin skuadrës sonë. Kemi lënë pas atë periudhë jo pozitive dhe jemi të bindur se mund të bëjmë kthesën këtë të diel në stadiumin tonë dhe para tifozëve. Ndihem mirë në Peqin dhe besimin e drejtuesve dua ta shpërblej me impenjim dhe gola”, përfundoi sulmuesi, që e ka gjetur 4 herë deri më tani golin.

FATMIR AHMETI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"