Onana drejt gjigantit të Premier Ligës, Interi përfiton yllin e sulmit dhe një mbrojtës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2023 | 14:53

Onana drejt gjigantit të Premier Ligës, Interi përfiton yllin e sulmit dhe një mbrojtës

Andre Onana ka bërë mjaft mirë në sezonin e tij të parë te Interi, duke i marrë menjëherë vendin e titullarit veteranit Handanoviç.

ONANA

Ai ka marrë menjëherë vëmendjen e klubeve të mëdha në Europë dhe një prej tyre është edhe Çelsi.

Gjiganti anglez është në kërkim të një portieri, pasi Kepa Arrizabalagës pritet mos t’i jepet besim sezonin e ardhshëm, ndërsa Eduard Mendi prej kohësh e ka humbur vendin e titullarit.

Për këtë arsye gardiani nga Kameruni është i pari në listë për këtë pozicion dhe i gatshëm të përfitojë nga ky transferim është edhe Interi.

Gardiani 26-vjeçar vlerësohet plot 40 milionë euro, por Çelsi është e gatshme t’i ofrojë jo një, por dy lojtarë zikaltërve.

I pari është pikërisht Romelu Lukaku. Sulmuesi belg nuk është më i mirëpritur te Çelsi dhe për këtë arsye “Blutë” janë të gatshëm që ta largojnë atë menjëherë. Nga ana tjetër, te Interi janë në mëdyshje nëse duan ta mbajnë ose jo.

lukaku

I dytë është Trevoh Çalobah. Mbrojtësi anglez nuk preferohet më nga Graham Poter dhe për këtë arsye ai shihet si një opsion i mirë për të zëvendësuar Milan Skriniar, i cili do të largohet drejt PSG-së në verë.

calobah

Sa i përket zëvendësuesit të Onanës, Interi ka menduar për xhuliemo Vikarion. Portieri 26-vjeçar i Empolit ka treguar se është gati të mbrojë portën e një skuadre të madhe dhe për këtë arsye Interi është vënë prej kohësh në ndjekje të tij.

vikario

Gjithsesi për italianin, zikaltërit do të duhet të mposhtin dhe konkurrencën e Juventusit, pasi dhe kjo e fundit do të jetë e gatshme ta transferojë në verë gardianin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"