Oliver Zhiru futet në historinë e Champions-it, sulmuesi francez bëhet lojtari më i vjetër që…
Oliver Zhiru ishte padyshim heroi i Milanit, në triumfin 4-0 ndaj Salcburgut në shtëpi. Sulmuesi francez shkëlqeu me dopietë, si dhe asistoi te goli i dytë i realizuar nga Kruniç.
Falë dopietës dhe asistim të dhënë, Zhiru është futur në historinë e Champions-it, duke u bërë lojtari më i vjetër që përfshihet në 3 ose më shumë gola gjatë një ndeshje të Ligës së Kampioneve, që kur faqja e specializuar OPTA, ka filluar të merret me mbledhjen e të dhënave, pra që nga sezoni 2003/2004.
Zhiru është 36 vjeç e 33 ditë, teksa askush nga bashkëmoshatarët e tij, nuk ka arritur të bëjë më mirë në një ndeshje të Champions-it, duke u përfshirë në 3 gola gjatë një ndeshjeje.
36 – Olivier Giroud (36 years and 33 days) is the oldest player to be involved in 3+ goals in a Champions League match since Opta started collecting this kind of data (since 2003/04). Stainless.#MilanSalzburg #UCL pic.twitter.com/xRMy4awXJG
— OptaPaolo 🏆 (@OptaPaolo) November 2, 2022
PANORAMASPORT.AL
