Ofertë e çmendur për Kvaratskhelian, Konte mund ta nisë pa asnjë yll në sulm te Napoli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2024 | 21:31

Ofertë e çmendur për Kvaratskhelian, Konte mund ta nisë pa asnjë yll në sulm te Napoli

Antonio Konte po bëhet gati që të marrë drejtimin e Napolit. Por skuadra aktuale mund të pësojë ndryshime të mëdha, duke filluar nga reparti i sulmit. VIktor Osimhen është në shitje prej kohësh, por tani duket se ka mbërritur oferta edhe për yllin tjetër të repartit të avancuar, Kviça Kvaratskhelia.

KVARA

Mediat italiane bëjnë të ditur se PSG i ka bërë një ofertë shumë tunduese prej 100 milionë eurosh Napolit për futbollistin gjeorgjian. Ata e shohin Kvaratskhelian si një emër shumë të rëndësishëm që duhet të zëvendësojë Mbape dhe të kthejë entuziazmin te tifozeria parisiene që nuk beson se kjo skuadër ka më shanse për të fituar Ligën e Kampioneve, që mbetet objektivi primar.

Menaxheri i tij gjatë ditës së sotme konfirmoi ofertën nga PSG, por bëri të qartë se ishte në dorën e klubit të pranonte apo jo. “Gjithçka varet nga De Laurentis” tha ai. Ky i fundit raportohet se është tunduar nga oferta, por idetë e tij mund të bien ndesh me ato të Antonio Kontes, i cili kërkon të ketë një skuadër cilësore në dispozicion, ndaj ka kërkuar kohë për të dhënë një përgjigje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"