Ofendoi arbitrin e finales së Ligës së Europës, UEFA nis hetimin ndaj Murinjos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2023 | 16:02

Ofendoi arbitrin e finales së Ligës së Europës, UEFA nis hetimin ndaj Murinjos

Roma u mposht në finalen e Ligës së Europës nga Sevilja e cila arriti të merrte trofeun e 7-të në historinë e klubit.murinjo-tejler

Disfata nuk u përtyp mirë nga trajneri i verdhekuqve Zhoze Murinjo, të cilit nuk i doli inati për një penallti të pa dhënë sipas tij pas një prekje të topit me dorë afër fundit të takimit.

Portugezi kritikoi arbitrin Entoni Tejlër duke i thënë :“Ti je një turp, është një turp. Ik q**””!

Për shkak të ofendimeve dhe sjelljeve të tij, UEFA ka vendosur të hap hetim ndaj “Special One”.

“Procedurat disiplinore kanë filluar në përputhje me nenin 55 të Rregullores Disiplinore të UEFA-s në lidhje me finalen e Ligës së Evropës ndërmjet Seviljas dhe Romës, të luajtur më 31 maj 2023 në Budapest, Hungari.

Akuzat ndaj Seviljas FC:

– Pushtimi i fushës, art. 16(2)(a) DR

– Hedhja e sendeve, art. 16(2)(b) DR

– Ndezja e fishekzjarrëve, art. 16(2) (c) DR

– Sjellja e pahijshme e ekipit, Neni: 15(4) DR

Akuzat kundër AS Roma:

– Hedhja e sendeve, art. 16(2)(b) DR

– Ndezja e fishekzjarrëve, art. 16(2) (c) DR

– Veprat e dëmtimit, Art. 16(2)(f) DR

– Trazirat e turmës, art. 16(2) (h) DR

– Sjellja e pahijshme e ekipit, Neni: 15(4) DR

– Gjuhë fyese/fyerje ndaj një zyrtari të ndeshjes (Z. Zhoze Murinjo), neni 15(1)(b) DR

Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s (CEDB) do të vendosë për këtë në kohën e duhur.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"