Objektiv i Silvinjos, statistikat e “Opta” vendosin një shqiptar mes 5 dribluesve më të mirë në Europë
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, po monitoron me shumë kujdes kampionatin gjerman të futbollit. Atje po spikat gjithnjë e më shumë një emër i ri, Brajan Gruda, për të cilin trajneri i kuqezinjve ka shfaqur interes dhe kërkon që ta përfshijë në të ardhmen në planet e tij sulmuesin anësor i cili aktualisht përfaqëson Gjermaninë në arenën ndërkombëtare.
Dhe nuk është vetëm për faktin se ai po luan rregullisht në një klub si Mainc në Bundesligë. Futbollisti 19-vjeçar shihet nga të gjithë si një talent shumë premtues dhe këtë e thonë edhe statistikat e tij si një futbollist me tipare ofensive.
Specialistët e statistikave të “Opta’ kanë përpiluar një listë me futbollistët më rezultateve në driblimet e tyre gjatë një ndeshje në 5 kampionatet kryesore në Europë dhe Gruda është një preje tyre.
Xheremi Doku i Mançester Sitit kryeson me 5,1 driblime të realizuara për ndeshje, i ndjekur nga Mohamed Kudus i Uest Hem dhe Xhamal Musiala i Bajern Mynih me 4,2 driblime për ndeshje. Menjëherë pas tyre vjen Brajan Gruda me 4,1 driblime të kompletuar për ndeshje. duke qenë më efektiv se Leroi Sane, i cili realizon 3,9 të tillë.
5.1 – Most dribbles completed per 90 minutes in Europe’s big-five leagues this season:
5.1 – Jérémy Doku
4.2 – Mohammed Kudus
4.2 – Jamal Musiala
4.1 – Brajan Gruda
3.9 – Leroy SanéZigzag. pic.twitter.com/CWwAsB756n
— OptaJoe (@OptaJoe) March 1, 2024
Këto shifra bëjnë të qartë se interesimi rreth djaloshit me origjinë nga Shkodra nuk është aspak rastësi, por meritë e aftësive të tij, që e kanë bërë në një kohë të shkurtër një emër të spikatur në Europë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"