“Numërimi mbrapsht ka filluar”, Serena Uilliams paralajmëron tërheqjen nga tenisi: Do fokusohem në gjërat e rëndësishme në jetën time

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2022 | 16:48

“Numërimi mbrapsht ka filluar”, Serena Uilliams paralajmëron tërheqjen nga tenisi: Do fokusohem në gjërat e rëndësishme në jetën time

Serena Uilliams ka paralajmëruar se do të tërhiqet nga tenisi pas US Open. Kampionia amerikane, fituese 23 herë e “Grand Slam”, tha për Vogue se “do të evoluojë larg” nga ky sport, duke shtuar se nuk i pëlqen fjala “tërheqje”.

XXX of ZZZ plays a XXXX in his/her third round match against XXXX of ZZZZ on day six of the 2017 Australian Open at Melbourne Park on January 21, 2017 in Melbourne, Australia.

Ajo theksoi se do të fokusohet në  gjëra më të rëndësishme në jetën e saj.

Në një postim në Instagram, Serena Uilliams shkroi se “numërimi mbrapsht ka filluar”.

“Do t’i shijoj këto javët e ardhshme”, tha 40-vjeçarja.

serena williams2

Uilliams u rikthye në Wimbledon në qershor pas një pushimi të gjatë për shkak të një dëmtimi, mes spekulimeve se ishte “tërhequr”.

serena williams3

Ajo tregoi se do të luajë në US Open, ku ka fituar gjashtë nga titujt, në gusht. Williams ka fituar më shumë tituj se çdo lojtare në epokën e Open dhe e dyta nga të gjitha kohërat, pas 24 të Margaret Court.

serena williams1

“Fatkeqësisht nuk isha gati për të fituar Wimbledon këtë vit. Dhe nuk e di nëse do të jem gati për të fituar Nju Jorkun. Por do të përpiqem,” shkroi ajo.

Të hënën, ajo pati fitoren e saj të parë në 14 muaj, duke mposhtur Nuria Parrizas Diaz të Spanjës për të arritur në raundin e dytë të National Bank Open në Toronto.

serena williams4

serena williams5
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"