Nuk udhëtoi me skuadrën në Turqi për fazën përgatitore, futbollisti drejt largimit nga Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2022 | 21:35

Nuk udhëtoi me skuadrën në Turqi për fazën përgatitore, futbollisti drejt largimit nga Partizani

Aristoteles Romero nuk ka udhëtuar me pjesën tjetër të skuadrës në Turqi për të kryer fazën përgatitore.

ARISTOTELES ROMERO

Mesfushori, i cili erdhi në verë me shpresën se do të ndryshonte gjithçka në krahasim me eksperiencën e parë, duket se nuk po ia del.

Problemet fizike janë shndërruar në një pengesë të madhe për venezuelianin.

Ai vuan ende pasojat e një operacioni të kohëve më parë në gju dhe e ka të pamundur të luajë në ritme të larta.

ARISTOTELES ROMERO 1

Në këto kushte ai pritet të ndahet me Partizanin që në janar.

Romeros i duhen edhe disa muaj për t’u rikuperuar dhe nuk mund ta ndihmojë Partizanin.

Në janar pritet që palët të ulen për të marrë një vendim, me divorcin si opsionin kryesor.

Aktualisht Romero ndodhet në Tiranë, ku po punon në palestër me një program individual.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"