Nuk u preferua nga Silvinjo, Arlind Ajeti “kundërpërgjigjet” me gol në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2023 | 21:05

Nuk u preferua nga Silvinjo, Arlind Ajeti “kundërpërgjigjet” me gol në kampionat

Arlind Ajeti nuk ishte pjesë e listës së Kombëtares, për duelin ndaj Polonisë, teksa paralelisht skuadra e Pordenones, është duke luajtur në kampionat ndaj Pro Sestos në sfidën e vlefshme për javën e 34-t të Serisë C italiane.

Ajetiii

Si kundërpërgjigje për atë ftesë të munguar, mbrojtësi shqiptar, ka gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 14-të, teksa goditi saktë me kokë, duke kaluar në avantazh skuadrën e tij. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0.

Ky ishte goli i gjashtë në 28 ndeshje për Ajetin që duket se është shndërruar në një lider te skuadra e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"