Nuk u grumbullua për Izraelin, Rrahmanit i merr kokën “Era” dhe shijon mosprezencën me të dashurën këngëtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2023 | 10:48

Nuk u grumbullua për Izraelin, Rrahmanit i merr kokën “Era” dhe shijon mosprezencën me të dashurën këngëtare

Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës Amir Rrahmani nuk do të jetë i gatshëm mbrëmjen e sotme për sfidën ndaj Izraelit në kualifikueset e “Euro 2024” që do të luhet në Gjermani.

RR1

29-vjeçari nuk u lejua nga  Napoli që të grumbullohej me Kosovën, për shkak se ka ndeshjen përballë Empolit në Serie A.

Por duket se Rrahamani ka gjetur ‘ngushëllim’ jashtë fushës për mosprezencën e tij në fushën e lojës. Ai ka postuar një foto në Instagram krah së dashurës së tij, këngëtares Era Istrefi.

ramani

Kujtojmë që pas zërave për lidhjen e tyre, çifti konfirmoi pak kohë më parë se ishin bashkë.

Çifti postoi foto nga Çmimi i Madh i Austrisë në Formula 1. Rrahmani dhe këngëtarja kanë pozuar bashkë në bokset e skuadrës Ferrari. Po ashtu, këngëtarja është shfaqur disa herë në stadiumin “Maradona”, për të ndjekur ndeshjet e të dashurit të saj.

rr2

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"