“Nuk shkojmë të dorëzuar”, talenti beratas: Dua golin e parë me Tomorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2024 | 10:32

“Nuk shkojmë të dorëzuar”, talenti beratas: Dua golin e parë me Tomorin

Tomori do të luajë ndeshjen e radhës me Vorën dhe titullar në këtë takim do të jetë edhe 17-vjeçari Klejdon Arbëri që për gazetën shprehet:

kledjon arberi

“Në asnjë ndeshje ne nuk shkojmë të dorëzuar, apo të ndikuar për shkak të renditjes. Kështu që, edhe ndaj Vorës do të synojmë të luajmë një futboll të bukur. Personalisht ndihem i vlerësuar që trajneri Droboniku më ka besuar një fanellë titullari. Vlerësoj ndihmën e kapitenit Çaço dhe shokëve të skuadrës. Unë jam në kërkim të golit tim të parë me Tomorin, sepse dua të provoj që krahas aftësive të mia të justifikoj edhe vendin e titullarit, duke provuar se e meritoj atë”, përfundon sulmuesi beratas Arbëri.

vo to

EDI SPAHIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"