“Nuk quhet kualifikim i vuajtur i Argjentinës”, Duro i zhgënjyer nga Polonia: Njëlloj me atë që kam thënë për Serbinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2022 | 22:55

“Nuk quhet kualifikim i vuajtur i Argjentinës”, Duro i zhgënjyer nga Polonia: Njëlloj me atë që kam thënë për Serbinë

Shpëtim Duro mendon se Argjentina ka bërë një rritje graduale dhe nuk mund të quhet se ka vuajtur për t’u kualifikuar. Duke folur në “Qatar N’24” në “News 24”, ai theksoi se ekipi argjentinas e kishet merituar plotësisht për atë që kishte shfaqur në fushë.

bandicam 2022-11-30 22-36-51-674

“Nuk quhet kualifikim i vuajtur, por me dominim total. Rritja e Argjentinës pas gabimit të ndeshjes së parë. Përmirësim me Meksikën, ndërsa sot ishte dominim total nga minuta e parë në të fundit. Edhe pse humbi penallti u duk qartë që Argjentina ishte kërkues për të fituar, edhe treguesit ishin të frikshëm pasi Polonia ishte zhgënjyese.

Mesi? Ky është fati i lojtarit që humb penalltinë. Nëse Argjentina nuk e fitonte, do eliminohej, atëherë do të ishin të gjitha bateritë te Mesi. Argjentina sot tregoi se është një skuadër pretendente me lojën që ka bërë, pavarësisht kundërshtarit që ishte Polonia. Por u duk imponimi nga fillimi i lojës deri në fund i Argjentinës. Edhe pas humbjes mendova se do të kishte goditje psikologjike. Por edhe pas humbjes së penalltisë, insistoi dhe dukej qartë që do të fitonte ndeshjen. Kur themi Argjentina, themi Mesi. Por në përgjithësi skuadra funksionoi mirë, Argjentina pas gabimit në pjesën e dytë me Arabinë, u godit shumë mediatikisht dhe nga ana psikologjike. E rriti ndeshjen dhe sot ishte formalitet për atë që zhvilloi. Por ka bërë shumë ndryshme trajneri, ka futur shumë lojtarë.

Polonia është jashtëzakonisht e dobët. Siç e kam thënë për Serbinë, nuk është e pranueshme se sido që të jetë puna, Polonia ka disa futbollistë si Levandovski apo Zielinski. Nuk është e pranueshme ajo lojë”, tha Duro.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"