“Nuk po vendosnim dot pikat mbi i”, Levandovski flet pas fitores: Skuadra shqiptare ishte shumë e fortë në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2023 | 23:49

“Nuk po vendosnim dot pikat mbi i”, Levandovski flet pas fitores: Skuadra shqiptare ishte shumë e fortë në…

Robert Levandovski vazhdon të mos shënojë në Varshavë në ndeshjet e përfaqësueses. E nisi në një ndeshje me Shqipërinë dhe seria e tij e thatësisë para portës vazhdoi edhe në ndeshjen e sotme ndaj kuqezinjve. Ndaj ai ishte i gëzuar përgjysmë në fjalët e tij për mediat polake, duke kujtuar se ekipi nuk dominoi si pritej.

leva cikalleshi

“Skuadra shqiptare luajti shumë e fortë në mbrojtje dhe ishte e vështirë për ne që të dilnim përpara. Takimin e kishim nën kontroll, por nuk vinim pikat mbi i, në formën e golit të dytë.

Po të shohim formacionin dhe përbërjen tonë, ka shumë emra të rinj, mungojnë këto automatizma. Pas ndeshjes së fundit, nuk ishte e lehtë as të dilje para dhe të rrezikosh. Ka shumë lojtarë të rinj në këtë kombëtare dhe është koha që gjithnjë e më shumë përgjegjësia të vendoset edhe tek lojtarët e tjerë.

Ishte një lojë e shkëputur. Trajneri sheh se çfarë na nevojitet, si funksionojmë dhe stërvitjet në kampin e ardhshëm stërvitor do të jenë më të përshtatshme për këtë. Duhet të jemi të përgatitur që këto ndeshje jashtë fushe kundër rivalëve, me të cilët teorikisht duhet të fitojmë, do të jenë ndeshje kyçe”, tha Levandovski.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"