“Nuk patëm fat me shortin”, ish-sulmuesi Rraklli: Kemi shanset tona, Shqipëria nuk shkon në Gjermani për shëtitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2023 | 19:50

“Nuk patëm fat me shortin”, ish-sulmuesi Rraklli: Kemi shanset tona, Shqipëria nuk shkon në Gjermani për shëtitje

Ish-sulmuesi i shquar i KombëtaresAltin Rraklli, në një intervistë për News 24 analizoi shortin e Euro 2024, ku përballë do kemi Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.-800-0-altin-rraklli

“Ne kemi shanset tona ndaj të gjithë kundërshtarëve. Nuk është më aq e thjeshtë. Nuk do jetë e lehtë për asnjë skuadër. Ne do e shikojmë nga ana jonë sa e lehtë do jetë. Vështirësia është maksimale. Kroacia është ekip fizik. Kur i merr ekipet me emra, të duket e pamundur. Emrat tregojnë shumë, por  futbolli ka ndryshuar shumë. U desh pak fat dhe ne nuk e patëm. Kanë emër dhe traditë rivalët tanë. Nuk i njohim mirë këto skuadra. Ne i bëmë detyrat e shtëpisë, por nuk shkojmë atje për shëtitje”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"