“Nuk ndjehem mirë, por jam krenar”, Hallaçi pas mbijetesës së Kukësit: E nisëm sezonin për kampionë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2023 | 20:32

“Nuk ndjehem mirë, por jam krenar”, Hallaçi pas mbijetesës së Kukësit: E nisëm sezonin për kampionë…

Kukësi ia ka dalë të mbijetojë në Superiore falë fitores në ndeshjen e fundit ndaj Egnatias. Një sukses 1-0 që ka siguruar objektivin minimal për skuadrën e drejtuar nga Rraman Hallaçi.

bandicam 2023-05-29 20-06-03-872

“Mendoj që skuadra është munduar në një sezon shumë të vështirë, shumë i luftuar nga të gjithë skuadrat. Një sezon që do ta quaja shumë të veçantë pasi të gjitha skuadrat ishin shumë të organizuara dhe mendoj se skuadra e Kukësit t ka bërë çdo gjë për të shpëtuar skuadrën dhe ia arritëm. Lojtarët kanë dhënë gjithçka, janë munduar por kuptohet që kemi pasur edhe luhatje, çfarë është e vërteta.

Kemi vuajtur shumë gjatë sezonit por ndoshta edhe lëvizjet e futbollistëve na kanë vënë në vështirësi. Objektivat në fillim të sezonit ishin për të dalë kampion. Me ardhjen time ishte Kupa e Shqipërisë dhe qëndrimi në kategori. Nuk ndjehem mirë se nuk kam arritur objektivin e Kupës, por ndjehem krenar që bashkë me skuadrën ia dolëm të shpëtojmë skuadrën”, tha Hallaçi për “Oversport” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"