“Nuk na e shesin stadiumin se jemi arabë”, akuzë e rënde e Al Khelaifit për bashkinë e Parisit: Kanë tre muaj kohë, përndryshe largohemi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2024 | 22:29

“Nuk na e shesin stadiumin se jemi arabë”, akuzë e rënde e Al Khelaifit për bashkinë e Parisit: Kanë tre muaj kohë, përndryshe largohemi

PSG kërkon prej kohësh që stadiumi “Parc Des Princes” të kthehet përfundimisht në shtëpinë e skuadrës parisiene dhe të mos jenë thjesht “qiraxhinj”. Por Bashkia e Parisit, e drejtuar nga Ane Hidalgo, vazhdon t’i rezistojë kërkesave te pronarëve nga Katari. Kjo ka shtyrë presidentin Naser Al Khelaifi që të bëjë një ultimatum publik.

al khelaifi

Ai kërkon që të blejë stadiumin për ta modernizuar dhe për t’i rritur kapacitetin, mënyrë për të rritur njëkohësisht të ardhurat, por Bashkia refuzon t’ia kalojë në pronësi të plotë klubit. Ndaj Al Khelaifi bëri akuza të rënda duke folur për “RMC SPORT”. “Nuk na e shesin pasi jemi arabë, jemi nga Katari. Është shumë e rëndë kur e them këtë”, deklaroi ai.

Më pas, për “L’Equipe”, drejtuesi bëri ultimatumin e tij. “Duhet të gjejmë zgjidhje në tre muaj, përndryshe do të largohemi nga ai stadium. Kemi plane të tjera, kemi tre variante, do t’i shihni atëherë”, tha ai duke u shpallur praktikisht luftë autoriteteve lokale parisiene.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"