“Nuk na duhen më humbje dinjitoze”, Jupi dhe Peço në një mendim: Silvinjos i duhet kohë, të vjen keq që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2023 | 23:55

“Nuk na duhen më humbje dinjitoze”, Jupi dhe Peço në një mendim: Silvinjos i duhet kohë, të vjen keq që…

Disfata e Kombëtares shqiptare ndaj Polonisë në ndeshjen e parë të kualifikueseve të “EURO 2024” janë komentuar dhe nga dy ish-futbollistët e Kombëtares, Redi Jupi dhe Arjan Peço, të cilët të dy ishin të mendimit se nuk ka më kohë për humbje dinjitoze, por duhen rezultate.

jupi peco

“Nëse nuk do të ishte pritshmëria që kemi për këtë grup, pra ky është një grup që ne duhet t’ia dalim me sukses. Këto nuk janë eliminatore që ne duhet të marrim dinjitoze, ose të presim një progresion gradual. Duhet të kuptohet situata e trajnerit, duhet kuptuar situata e grupit dhe mungesave. Sensacionet ishin pozitive sepse Polonia ishte një skuadër, të them të drejtën e dobët. Të vjen keq që na mundi një skuadër që nuk bëri shumë. Edhe në cilësi, edhe në intensitetin e lojës, edhe në raport me rastet e krijuara. Morëm disa konfirmime me disa lojtarë të rëndësishëm, por na shtohen enigmat në grup se Moldavia barazoi nga ana tjetër me Çekinë dhe duhet të jemi gati për ta shfrytëzuar këtë situatë. Unë e kam thënë që kjo është një gjeneratë shumë e mirë lojtarësh. Ne tashmë nuk duhet të kënaqemi më me sensacione pozitive, por duhet të kënaqemi me pikë dhe progresion real përpara”, u shpreh Jupi.

“Kjo është e vërtetë se çfarë tha Redi. Unë jam me atë ndjesinë e një humbje dinjitoze që ne jemi mësuar shumë herë me ekipin Kombëtar. E marr shumë të mirëqenë atë që tha Redi, që Silvinjo është trajner i ri, që ka shumë ndeshje përpara. I duhet kohë të përshtatet me grupin, me Shqipërinë, me të gjitha problemet që kemi ne. Megjithatë, unë mendoj se ne jemi më optimist seç duhet për këtë ekip Kombëtar”, u shpreh Peço në emisionin “Procesi Sportiv”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"