“Nuk mund të kem miq si Federer e Nadal” Rrëfimi i Xhokoviç: Në burg nuk hapja as dritaren, ja si i shpëtova ujkut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2023 | 11:45

“Nuk mund të kem miq si Federer e Nadal” Rrëfimi i Xhokoviç: Në burg nuk hapja as dritaren, ja si i shpëtova ujkut

Novak Xhokoviç është padyshim një nga tenistët më të mirë në botë dhe së bashku me Nadal e Federer, sportit të tenisit i kanë dhënë një tjetër kuptim. Megjithatë, tenisti serb ka pranuar se të tre së bashku, nuk mund të kenë një shoqëri.

XHOKOVIC

Në një intervistë të gjatë për “Corriere della Sera”, Xhokoviç u shpreh se ka darkuar një herë me Nadal por ka kuptuar se nuk mund të jenë shokë e miq. Ndërkohë, Xhokoviç ka folur edhe për periudhën e burgut 1 javor në Australi si edhe për një përballje në mal me një ujk.

“Ai është vetëm një vit më i madh se unë, jemi të dy shenja e Binjakëve. Në fillim shkuam edhe për darkë bashkë. Por edhe me të miqësia është e pamundur. E kam respektuar dhe admiruar gjithmonë shumë. Falë tij dhe Federerit u rrita dhe u bëra ky që jam. Kjo do të na bashkojë përgjithmonë, prandaj ndjej mirënjohje ndaj tyre. Nadal është pjesë e jetës sime, në pesëmbëdhjetë vitet e fundit e kam parë më shumë se mamanë time.

Një ditë isha vetëm në pyll dhe hasa në një ujk. Ndjeva një frikë të thellë. Më kishin thënë se në këto raste duhet të kthehesh ngadalë, pa e humbur nga sytë. Ne pamë njëri-tjetrin për dhjetë sekonda, më të gjatat e jetës sime; pastaj ai u kthye majtas dhe u largua. Ndjeva një ndjenjë shumë të fortë që nuk më ka lënë kurrë: një lidhje shpirtërore. Ishte një takim i shkurtër, por shumë i rëndësishëm. Sepse ujku simbolizon karakterin tim.

Në burg, nuk mund ta hapja dritaren. Unë isha atje për më pak se një javë, por gjeta të rinj, refugjatë lufte, të cilët ishin atje për një kohë të gjatë. Rasti im ka shërbyer për qartësimin e tyre, pothuajse të gjithë janë liruar dhe kjo më ngushëllon. Një djalë i ri Sirio kishte qenë atje për nëntë vjet. Tani ai është në Amerikë, kur të kthehet këtë verë, dua ta takoj përsëri dhe ta ftoj të më shohë në US Open. Ndihem i lidhur me të”, u shpreh Federer.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"