Nuk mori asnjë pikë, trajneri i skuadrës së Kategorisë së Parë jep dorëheqjen 3 javë nga fundit i kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2022 | 19:27

Nuk mori asnjë pikë, trajneri i skuadrës së Kategorisë së Parë jep dorëheqjen 3 javë nga fundit i kampionatit

Sokol Branica nuk do të jetë më trajner i Shkumbinit! “Panorama Sport” mëson se tekniku peqinas ka dhënë dorëheqjen 3 javë nga fundit i kampionatit! Situata e vështirë financiare dhe rënia matematikisht e bardhebluve nga Kategoria e Parë, detyruan Branicën të merrte këtë vendim për të mos qenë më pjesë e Shkumbinit.

BRANICA

Vlen të theksohet fakti se 59-vjeçari mori drejtimin e skuadrës më 22 shkurt, duke pasuar Love Kestelot, teksa nuk arriti të siguronte asnjë pikë që nga marrja e drejtimit të skuadrës.  Shkumbini renditet në vendin e fundit në Kategorinë e Parë me vetëm 18 pikë në 27 ndeshje. Në 13 përballjet e fundit peqinaset kanë 13 humbje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"