“Nuk mendoja se do dilnim barazim”, Dede: Rezultat i drejtë, një nga ndeshjet më të mirat që kemi zhvilluar jashtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2023 | 16:27

“Nuk mendoja se do dilnim barazim”, Dede: Rezultat i drejtë, një nga ndeshjet më të mirat që kemi zhvilluar jashtë

Elbasani barazoi me Vorën në sfidën e javës së 13-të të Kategorisë së Parë. trajneri i verdhebluve, Nevil Dede u shpreh se barazimi ishte rezultati më i drejtë dhe se priste më shumë nga të tijtë.

bandicam 2023-11-27 15-58-19-719

“Të jem i sinqertë nuk e mendoja se do dilnim barazim. Ne ishim përgatitur që ta zgjidhnim ndeshjen, por në pjesën e parë realisht ishim shumë nervozë. Në shumë momente refuzuam të luanim me top. U ndëshkuam nga një vendosje e gabuar, që është e papranueshme për ne. Barazuam në fundin e pjesës së parë dhe në të dytën mund të bënim diçka më shumë. Rrezikuam të ndëshkoheshim. Besoj që kur e mendon si fillon dhe si mbaron, thua në rregull barazim, por siç shkoi pjesa e dytë mund të merrnim diçka më shumë.

Të jem i sinqertë them për pjesën e dytë sepse ndërruam dhe rreshtimin e lojtarëve. Ndeshja u mbyll barazim dhe e merituan të dyja skuadrat. Në pjesën e dytë nuk duhet të shpërdornim aq shumë topa. Gjithsesi pozitive për mua është një barazim me një rival direkt dhe ruajmë distancën. Jam i lumtur për rikthimin e Telushit. Në fund fare do thoja që barazimi ishte rezultati më i drejtë, por unë prisja pak më shumë.

Si mbrojtësi i majtë, si qendra e majtë nuk e lexuan situatën. Edhe në manualin më të thjeshtë që stërvitin fëmijët, nuk duhet ta bënin, por ja që ndodh. Pak shpejtësia e kundërshtarit e vuri në vështirës, por dhe mungesa e përqendrimit ishte, sepse nuk mund të vijë një gol nga hiçi.

Telushi është një personalitet në futbollin shqiptar. Kthimi i tij i jep qetësi jo vetëm skuadrës në fazën defensive, por dhe në lëvizjen e topit dhe në daljen e tij. Në futjen e Telushit kontrolluam topin dhe kjo ishte ajo keqardhja ime ndoshta, por gjithsesi unë mendoj se kjo është një nga ndeshjet më të mira që kemi zhvilluar jashtë. Duhet të jemi pak më të qetë për të kuptuar se kush jemi ne.

Ne ishim të përgatitur për dyluftime dhe kontakte të forta. Harxhuam gati 35-40 minuta të pjesës së parë me kontaktet fizike”, u shpreh Nevil Dede në “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"