“Nuk më pëlqejnë deklaratat e Mesit”, Al Khelaifi flet edhe njëherë për Mbapen: Kemi një akord…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2024 | 12:15

“Nuk më pëlqejnë deklaratat e Mesit”, Al Khelaifi flet edhe njëherë për Mbapen: Kemi një akord…

Presidenti i klubit, sheiku Al-Khelaifi, është detyruar edhe një herë të flas në lidhje me të ardhmen e sulmuesit francez, Kilian Mbape.

AA

“Natyrisht, ne dëshirojmë që Kilian të qëndrojë, kjo është e sigurt. Është lojtari më i mirë në botë dhe PSG është klubi më i mirë për të. Ai është në qendër të çdo projekti. Ai është një njeri i madh, një lojtar i madh dhe një njeri i fjalës. Siç e tha edhe vetë ai, ne kemi një akord, nuk dua të flas për para, sa vlen ky akord, por kemi një marrëveshje xhentëlmenësh”, u shpreh ai.

Më pas sheiku u ndal edhe te deklaratat e Lionel Mesit.

“Kam shumë respekt për të, por kur dikush flet keq për PSG pasi largohet, kjo nuk është një gjë e mirë. Nuk është një djalë i keq, por këto deklarata nuk më pëlqejnë”, përfundoi Al-Khelaifi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"