“Nuk më intereson kënga e Shakirës”, Zherard Pike flet për marrëdhënien e re: Jam shumë i lumtur me Klarën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2023 | 14:59

“Nuk më intereson kënga e Shakirës”, Zherard Pike flet për marrëdhënien e re: Jam shumë i lumtur me Klarën

Pak ditë më parë Shakira hodhi “shigjetat” e radhës në drejtim të ish-mbrojtësit të Barcelonës, Zherard Pike. Pa e përmendur në vetë të parë këngëtaren kolumbiane, në programin radiofonik El món, në RAC1 , ai foli për jetën e tij duke dhënë një rrëfim interesant.hj“Sigurisht që e kam dëgjuar këngën e saj, por nuk dua të flas sepse nuk është një gjë që më takon. Ajo që më shqetëson për momentin është fakti që kemi dy fëmijë dhe që janë një përgjegjësi shumë e madhe. Të dy duhet të përpiqemi të mbrojmë sa të mundemi fëmijët tanë.

Të gjithë marrim vendimet që janë më të mira për ne, por unë kam një marrëdhënie shumë të ngushtë me djemtë dhe dua të jenë të përfshirë vetëm në gjëra që i bëjnë të lumtur. Marrëdhënia me Klarën po shkon në drejtimin e duhur dhe unë jam shumë i lumtur”, deklaroi ai.
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"