Nuk marrin pikë nga 3 marsi. Vora, koha kur fitorja kthehet në detyrim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2024 | 19:04

Nuk marrin pikë nga 3 marsi. Vora, koha kur fitorja kthehet në detyrim

Vora do të përballet të dielën në stadiumin e saj me Tomorin, që tashmë i ka mbyllur hesapet me Kategorinë e Parë. Ndërsa beratasit luajnë për qejfin e tyre dhe për llogari të sezonit tjetër, te Vora situata është ndryshe.

vora

Të besuarit e trajnerit Endri Zjarri do të kërkojnë rikthimin te fitorja, që u mungon nga suksesi ndaj Besës më 3 mars. Për këtë, Vora është përgatitur fort gjatë gjithë javës dhe në kamp flitet vetëm për fitoren.

Ka ardhur koha që vorakët t’i japin fund serisë prej gjashtë humbjeve radhazi dhe të rikthen te trepikëshi, pasi vetëm kështu mund ta mbrojnë vendin e katër, aq shumë i lakmuar edhe nga Apolonia për fazën “play off”. Fitorja është kthyer në detyrim për Vorën.

ABDULLA DUSHKU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"