Nuk lejohet më asnjë gabim, Kastrioti luan shansin e fundit kundër Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2023 | 12:32

Nuk lejohet më asnjë gabim, Kastrioti luan shansin e fundit kundër Laçit

Kastrioti i Krujës pas asaj humbjeje që pësoi ndaj Partizanit javën e kaluar, 4-1 prej ditësh, po vijon përgatitjet për një përballje tjetër të rëndësishme ndaj Laçit.

kastrioti

E ndërsa humbja ndaj Partizanit në kampin krutan është cilësuar si mungesë përqendrimi, nga mbrojtësit e portieri Sali, pasi loja deri në minutën e 35-të ishte e barabartë. Kjo minutë, në të cilën pas një gjuajtje pa pretendime të sulmuesve të Partizanit, topi nuk mbërthehet si duhet, e as devijohet në korne nga Sali, por dërgohet në këmbët e Carës, i cili tundi rrjetën, duke ndryshuar rrjedhën e lojës në favor të të kuqve.

Këtë radhë ndaj Laçit nuk falen më gabime të tilla më. Mësohet se drejtuesit e klubit e trajneri Çela në analizën e radhës u kanë kërkuar lojtarëve përqendrim, që gabime të tilla të mos përsëritën më. Ndërkohë u kanë dhënë kurajë që të gjithë bashkë do të arrijnë të kalojnë këtë situatë ngërçi. Ndaj Laçit i pret një duel i vështirë, por këtë radhë ndryshe nga takimi parë, ku Laçi arriti të fitojë 4-1, kjo ndeshje nuk do të jetë si më parë, për disa arsye. Kastrioti nga faza e parë e deri tani është dukshëm më i organizuar e me disa afrime cilësore të janarit, me lojtarë si, Rexhinaldo, Mihana, Kamara.

Situata në kampingun e stërvitjes në Kamzë duket e qetë dhe i gjithë grupi lojtarëve është vënë nën urdhrat e trajnerit Çela. Vetëm dy mungesa ka pasur. Ajo e Xhuljo Mehmetit dhe Stojanoviç. I pari ka pasur një dëmtim, që po shkon drejt riaftësimit, ndërsa Stojanoviçi i është dhënë leje nga stafi vetëm për një seancë stërvitore. Përballja ndaj kurbinasve, të cilët vijnë pas asaj fitoreje ndaj Vllaznisë, duket se do të jetë shume e luftuar, por krutanët kanë besim së ndaj Laçit nuk do të zhgënjejnë, pasi çdo hap fals do të ndikojë për keq në luftën për mbijetesë.

Për t’u theksuar është fakti së drejtuesit e klubit, presidenti Alban Vogli dhe drejtori teknik kanë ndjekur seancat e fundit stërvitore, duke i motivuar stafin e lojtarët si një shenjë mbështetje dhe besimi për ta. Pauza e ndërprerjes së kampionatit për ndeshjet e kombëtares për Kastriotin ka qenë në momentin e duhur, pasi koha në dispozicion do t’u shërbejë për riaftësimin e dy-tre lojtarëve që kanë pasur probleme dëmtimesh e kontraktime muskulore.

SHKËLQIM HASANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"