“Nuk kemi frikë asnjë ekip, na duhet pak fat”, Sadiki: Rezultat i vërtet, ja objektivi i Erzenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2023 | 19:44

“Nuk kemi frikë asnjë ekip, na duhet pak fat”, Sadiki: Rezultat i vërtet, ja objektivi i Erzenit

Nehar Sadiki është një nga shtyllat e mbrojtjes së Erzenit dhe në prononcimin e dhënë për “MCN” pas ndeshjes ai pohoi se skuadra shijakase luan pa frikë ndaj çdo kundërshtari. Gjithsesi, kërkohet pak më shumë fat, për të mos qëndruar në zonën e poshtme të renditjes.

bandicam 2023-11-01 19-30-01-970

25-vjeçri deklaroi se barazimi ishte një rezultat i drejtë, si dhe tregoi edhe objektivin primar që ka Erzeni në kampionat.

“Sigurisht që ishte e vështirë për t’u marrë pika, aq më shumë që ishim mysafirë në Shkodër. Ashti si vajti ndeshja, them se rezultati final ishte më i sinqerti dhe i vërteti për të dy ekipet

Objektivi?

Qëllim kemi mbijetesën në Superiore, por duhet pranuar se kemi kualitet në ekip. Para çdo ndeshje ne besojmë dhe hyjmë në fushë për të fituar dhe kualitetin që posedojmë po e tregojmë më së miri. Na duhet edhe pak fat që të kemi rezultatet që duhet dhe për të qenë më të qetë. Nuk i druhemi asnjë kundërshtari dhe jemi të aftë t’i hapim punë çdo ekipi që na del përpara. Kemi në përbërje çuna të rinj dhe me dëshirë për të fituar, ndaj nuk kemi frikë të luajmë dhe të kërkojmë fitoren”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"