“Nuk kemi asnjë shans të fitojmë Botërorin”, De Bryjn habit me deklaratën: Jemi shumë të vjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2022 | 21:23

“Nuk kemi asnjë shans të fitojmë Botërorin”, De Bryjn habit me deklaratën: Jemi shumë të vjetër

Mesfushori Kevin De Bryjn ka surprizuar me deklaratën duke thënë se Belgjika nuk ka shanse për të fituar Kupën e Botës 2022 sepse sipas tij skuadra është shumë e vjetër. Edhe pse belgën mposhtën Kanadanë në ndeshjen e parë me rezultatin 1-0, performanca e tyre nuk ishte fort bindëse.

de-bruynee-750x430

Mosha mesatare e të gjithë skuadrës është e gjashta më e vjetra në Katar, por më shumë se gjysma e 11-shes startuese kundër Kanadasë ishin mbi 30-vjeç.

I pyetur nga “The Guardian” nëse Belgjika mund ta fitojë Kupën e Botës, De Bryjn u përgjigj: “Nuk ka shans, ne jemi shumë të vjetër. Mendoj se shansi ynë ishte viti 2018. Ne kemi një ekip të mirë, por po plaket. Humbëm disa lojtarë kyç. Kemi disa lojtarë të rinj të mirë që vijnë, por ata nuk janë në nivelin që ishin lojtarët e tjerë në 2018”, u shpreh De Bryjn.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"