Nuk kanë munguar asnjëherë, cilët janë 2 futbollistët e Dinamos që janë aktivizuar 31 ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2024 | 21:20

Nuk kanë munguar asnjëherë, cilët janë 2 futbollistët e Dinamos që janë aktivizuar 31 ndeshje

Në këto 31 ndeshje të luajtura deri tani nga ky kampionat, vetëm dy lojtarë të Dinamos nuk kanë munguar asnjëherë. Të dy janë brazilianë, Denison dhe Lorran. Sulmuesi, që kundër Erzenit mbajti edhe shiritin e kapitenit, është lojtari me më shumë minuta te blutë, 2601.

dinamo

Ai ka luajtur në çdo ndeshje si titullar dhe ka shënuar 8 gola me fanellën e kryeqytetasve. Pastaj vjen Lorran, po me 31 ndeshje sa patrioti i tij, por me ndryshimin se 28 herë ka qenë në fushë si titullar dhe 3 herë si zëvendësues.

Të gjithë lojtarët e tjerë kanë munguar në një ose më shumë ndeshje për dëmtime, apo kartonë. Pas  dy brazilianëve vijnë Behiratçe me 29 ndeshje, pastaj Marku dhe Kaçorri me nga 28 ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"