Nuk kanë fund telashet për Dani Alveshin, brazilianit rrezikon t’i rritet dënimi
Braziliani Dani Alvesh u dënua me katër vjet e gjysmë burg për sulm seksual ndaj një vajze në një klub nate. Ndërkohë së fundmi bëhet me dije se Prokuroria do të apelojë dënimin e dhënë për ish-lojtarin e Barcelonës. Siç raporton “Mundo Deportivo”, tani synohet që të rritet dënimi me burg.
Tashmë është duke u përgatitur ankesa kundër dënimit të Gjykatës së Barcelonës. Në mes është faktori lehtësues i dëmshpërblimit (ish-lojtari ka paguar 150 mijë euro dëmshpërblim për viktimën), situatë për të cilën Prokuroria do të donte të përdorte levën për të kundërshtuar ankimin. Zbatimin e kësaj mase lehtësuese e kishin kundërshtuar, duke konstatuar se ishte një shumë që gjyqtari hetues kishte vendosur si garanci për Alves në momentin e gjykimit.
Megjithatë, viktima nuk e ka pranuar asnjëherë atë shumë. “Qëndrim diskriminues” sipas akuzës pasi pagesa e atyre 150 mijë eurove paraqet avantazh për të akuzuarin për shkak të aftësive komode ekonomike. Por edhe mbrojtja (avokatët e Alves) janë gati të apelojnë për të kërkuar pafajësinë: ata pretendojnë se marrëdhëniet seksuale kanë qenë konsensuale.
PANORAMSPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"