Nuk kanë fund telashet për Brazilin. Bashkë me Nejmar mungojnë edhe katër yje në stërvitje për probleme fizike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2022 | 23:48

Nuk kanë fund telashet për Brazilin. Bashkë me Nejmar mungojnë edhe katër yje në stërvitje për probleme fizike

Fitorja me Serbinë duket se i ka kushtuar shumë shtrenjtë Brazilit, pasi “seleçao” ka dalë e copëtuar nga sfida. Ekipi brazilian do të vuajë mungesa të rëndësishme në duelin e radhës ndaj Zvicrës, pasi mungesat në radhët e tij sa vijnë e shtohen me shumë yje të skuadrës që kanë munguar në stërvitjen e sotme për shkak problemesh fizike.

sdsdfsdfsdff

Më shqetësueset janë ato të Nejmar e Danilos, pasi të dy lojtarët llogariten jashtë fazës në grupe dhe ndoshta të rikuperueshëm vetëm në fazën me eliminim direkt të turneut. Ndërkohë, nuk kanë qenë të vetmit, pasi as sulmuesi Antoni i Mançester Junajtid nuk ishte i pranishëm për shkak problemesh shëndetësore.

Gjendja jo e mirë e Allison dhe Paketa, ka bërë që edhe këta të dy të fundit të mos shfaqeshin në terrenin stërvitor me pjesën tjetër të ekipit as për ushtrime rikuperimi, duke bërë Tite me dhimbje koke pasi i duhet të ndërtojë nga e para formacionin, sepse katër nga këta futbollistë janë titullarë në planet e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"