“Nuk kam frikë të përmend titullin”, Mirel Josa: Partizani më i organizuar se Tirana, ardhja e Balajt më… liron

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2023 | 23:02

“Nuk kam frikë të përmend titullin”, Mirel Josa: Partizani më i organizuar se Tirana, ardhja e Balajt më… liron

Vllaznia po kalon një moment të mirë në kampionat, teksa vjen pas 3 fitoresh radhazi. Në lidhje me këtë ecuri, foli dhe trajneri Mirel Josa, i cili nëpërmjet një lidhje në “Skype” për emisionin “Sport News” të moderatores Trevisa Tufa në “News 24”, deklaroi:

josa

“Rezultatet kanë qenë të mira, kemi një program të vështirë. Vitin e kemi mbyllur me disa diskutime, duke pasur parasysh dy humbjet pas fillimit të kampionatit. E ekuilibruam çështjen me fitoren ndaj Teutës. Vitin kanë hyrë mirë. Më intereson më tepër konsolidimi i skuadrës, që ka ardhur nga ndeshja në ndeshja duke u përmirësuar. Nuk kemi ndryshuar ndonjë gjë të mëdha. Për mua ka shumë rëndësi mënyra si sillen lojtarët në fushën e lojës dhe në dhomat e zhveshjes.

Objektivi i Vllaznisë është që të mbarojë në vendet e para, të dalë qoftë edhe kampion. Nuk kam frikë ta përmend titullin, kam shumë dëshirë, problemi është që duhet të jemi me këmbë në tokë, të respektojmë skuadrat e tjera. Duket respektuar skuadrat e tjera, respektojmë punën tonë.

Edhe një barazim në fushat jashtë nuk është i keq, nuk fitohen të gjitha ndeshjet. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm për mënyrën si funksionojmë si skuadër. Duhet të jemi të kujdesshëm i gjithë klubi, por edhe tifozët.

Nuk është problem se erdhi Bekim Balaj, ardhja e tij më liron më tepër. Kam zgjidhje për të cilat skuadra ka pasur probleme në dy fazat e para. Unë jam shumë i kënaqur me Balajn në skuadër.

Është një shkodran, të cilin unë kam qenë i pari që e kam afruar në skuadër. Unë i kam sugjeruar klubit mendimet e mia për sa i përket lojtarëve. Aralica është një problem në dorë të klubit. Unë kam bërë sugjerimet i mia. Do t’i jepet zgjidhje deri në fund.

Ndeshjet direkte me Partizanin dhe Tiranën janë luajtur në ekulibër. Diferenca është ngushtuar. Partizanin e shikoj pak më të forcuar dhe të organizuar. Tirana e ka pasur, nuk mund të flas për problemet e brendshme që kanë këto skuadra. Në Shqipëri nuk punohet me projekte afatgjate. Nuk është në dorën time e ardhmja, është në dorën e klubit. Në Shqipëri nuk dimë si do të gdhihemi nesër”, u shpreh Josa.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"