Nuk ka fitues në Korçë, Skënderbeu e mbyll në barazim miqësoren me skuadrën e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2023 | 21:01

Nuk ka fitues në Korçë, Skënderbeu e mbyll në barazim miqësoren me skuadrën e Kategorisë së Parë

Skënderbeu i ka dhënë fund përgatitjeve për sezonin e ri me miqësoren që ka zhvilluar sot në Korçë përballë skuadrës së Besës.

WhatsApp Image 2023-08-19 at 8.25.11 PM

Kjo ishte një ndeshje ku trajneri Gvozdenoviç ka hedhur bazat për formacionin me të cilin do të përballojë ndeshjen e javës së parë të Superiores, që luan përballë Egnatias në transfertë.

Megjithatë, prova e fundit në miqësoren e sotme është mbyllur pa gola nga të dy skuadrat, edhe pse korçarët kanë qenë ata që kanë patur më shumë iniciativën në këtë ndeshje.

Skënderbeu-Besa 0-0

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"