Nuk ka fitues në “Etihad”, spektakël dhe 6 gola mes Mançester Sitit dhe Totenhemit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2023 | 20:12

Nuk ka fitues në “Etihad”, spektakël dhe 6 gola mes Mançester Sitit dhe Totenhemit

Mançester Siti i Pep Guardiolës nuk ia ka dalë që të fitojë në shtëpi ndaj Totenhemit. Një superndeshje që prodhoi spektakël me 6 gola, por që në fund skuadrat morën nga një pikë. Ndeshja e javës së 14-të të Premier Ligës ishte dramatike, pasi nisi shpejt me golin e Totenhemit dhe u mbyll po me golin e londinezëve.

mc

Golin e barazimit 3-3, Totenhemi e realizoi në minutën e 90-të me Dejan Kulusevski. Londinezët kaluan në epërsi që në minutën e gjashtë me Son Heung-Min, i cili tre minuta më vonë shkaktoi autogol duke barazuar rezultatin në 1-1.

Në të 31-ën Siti kaloi në avantazh me golin e Foden. Lo Celso barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 69-të. Në minutën e 81-të Grilish kaloi ekipin e Guardiolës në epërsi, por as kjo nuk mjaftoi që Siti të fitonte, pasi u barazua në fund të takimit nga Totenhemi. Me këtë barazim Mançester Siti mban vendin e tretë me 30 pikë, ndërsa Totenhemi renditet i pesti me 27 pikë. Arsenali udhëheq me 33 pikë, ndërsa Liverpuli është i dyti me 31 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"