“Nuk ishim jashtë pas Arabisë, as tani nuk jemi kampionë”, Mesi tregon ankthin para fitores me Meksikën: Mateo qante dhe bënte llogaritë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2022 | 11:53

“Nuk ishim jashtë pas Arabisë, as tani nuk jemi kampionë”, Mesi tregon ankthin para fitores me Meksikën: Mateo qante dhe bënte llogaritë

Lionel Mesi ka bërë atë që pritej prej tij, duke marrë për dore Argjentinën dhe duke e nxjerrë përsëri nga një situatë e keqe në një Botëror. Ylli argjentinas shënoi dhe dha asist në sfidën ndaj Meksikës duke i dhënë suksesin argjentinasve që tashmë kanë në dorën fatin e tyre në ndeshjen e fundit ndaj Polonisë.

mesi

Mesi ka shpjeguar pas sfidës se ekipi ishte çliruar nga një peshë e rëndë, pas një situate aspak të qetë që e kishin përjetuar të gjithë pas humbjes ndaj Arabisë Saudite.

“Është qetësuese të kthehemi të varemi plotësisht nga vetja jonë, pas situatës nga ku vinim. E dinim që duke fituar do të vareshim nga vetja jonë ndaj kjo na sjell kënaqësi të gjithëve. Pasi ishin ditë të vështira, kishim shumë ankth, por edhe shumë dëshirë për të përmbysur këtë situatë.

Ishte një ndeshje shumë e komplikuar për t’u ringritur pasi Meksika ka një trajner të madh dhe një ekip të fortë, që di të mbajë topin. Në pjesën e parë luajtëm siç duhej me shumë intensitet. Në të dytën u qetësuam dhe nisëm të qarkullonim topin, mundëm që të bënim atë që duhej. Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të fitojmë që të varemi nga vetë ne.

Ishim të detyruar, është e vështirë të luash në këto kushte. Ekipi bëri një ndeshje të madhe, edhe ata që hynë në fushë. Kjo është rruga e duhur, jemi të rëndësishëm të gjithë. Duhet të mendojë për atë që vjen më mbrapa pasi nuk kemi bërë ende asgjë. Jemi pak më të rehatuar por tani fillon gjithçka.

Tani kemi para Poloninë, humbëm ndeshjen e parë dhe ishim jashtë, tani fituam dhe nuk është se jemi kampionë. Duhet të menaxhojë mirë gjërat ekstreme. Duam të klasifikohemi të parët në grup pasi kjo është ajo që kërkonim.

Familja ime ishte këtu, e vërteta është që na shoqërojnë dhe vuajnë shumë. Djemtë ndjeheshin keq, Mateo ishte larguar nga stadiumi pas ndeshjes së parë duke qarë e duke bërë llogari”, tregoi Mesi situatën pas ndeshjes dhe si ishin përjetuar ditët para saj.

PANORAMASPORT.AL