Nuk është as Maradona as Mesi, ish-trajneri i Brazilit zgjedh futbollistin e tij të preferuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2024 | 21:56

Nuk është as Maradona as Mesi, ish-trajneri i Brazilit zgjedh futbollistin e tij të preferuar

Tite, trajner i Flamengos, zbuloi se ka një lojtar që, sipas tij, “është shumë më i mirë” se Maradona dhe Mesi, dy nga emrat më të mëdhenj në historinë e futbollit botëror.-800-0-1709410532xdbac8e15-4fff-435b-85e9-b1ce3317c013-971

Duke folur për “FlamengoTV”, në programin special ‘Aniversário do Rei’, një program kushtuar ditëlindjes së 71-të të Zikos, lavdisë së seleçaos, Tite argumentoi se ish-ndërkombëtari i ‘Canarinha’ ishte një futbollist më i kompletuar kur krahasohet me dy yjet argjentinas.

“Ziko? A ka luajtur më shumë se Mesi? A ka luajtur më shumë se Maradona? Për mua po. Ai ishte një lojtar më i plotë. Ai godiste topat nga ajri, driblonte, përfundonte aksione nga distanca e mesme, nuk ishte egoist dhe bënte asistime. Ai ishte lojtari më i kompletuar që kam parë ndonjëherë të luajë”, tha ish-trajneri i Brazilit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"