Nuk e shpëtoi skuadrën nga rënia, ish-trajneri i Vllaznisë largohet nga ekipi maqedonas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2023 | 14:41

Nuk e shpëtoi skuadrën nga rënia, ish-trajneri i Vllaznisë largohet nga ekipi maqedonas

Ish-trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, i ka dhënë fund aventurës së tij me skuadrën e Skopjes në Maqedoninë e Veriut.

jonuz5

Ai erdhi me objektivin për të shpëtuar skuadrën nga rënia një kategori më poshtë, por në finalen e “play out”-it, Skopje u mund 0-3 nga Kavadar.

Kështu 61-vjeçari i kërkoi drejtuesve dorëheqjen, ndërsa klubi do të nisë nga puna për të gjetur një trajner të ri për sezonin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"