“Nuk e kam menduar kurrë se do të ishte ndeshja ime e fundit”, Pioli: Debutimi historik i Kamardës? Një freski që s’e kishim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2023 | 23:48

“Nuk e kam menduar kurrë se do të ishte ndeshja ime e fundit”, Pioli: Debutimi historik i Kamardës? Një freski që s’e kishim

Milani fiton 1-0 ndaj Fiorentinës dhe arkivoi 3 pikët që i kishin munguar prej një muaji. Në përfundim të sfidës, trajneri Stefano Pioli, analizoi këtë përballje, teksa në prononcimin e dhënë për mediat italiane, ndër të tjera u shpreh:  

7285546544682850357

“Sot nuk e mendoja se do të ishte ndeshja ime e fundit në Milano, por e di se cilat janë rreziqet e punës, ashtu siç e di se çfarë do të thotë të mos fitojmë një ndeshje për një muaj. Mendoj gjithmonë për ndeshjen e radhës dhe e marta do të jetë më e rëndësishmja e këtij sezoni. 

Është e qartë se qëndrimi sonte nuk mund të ishte i njëjtë me atë kur ishim të parët në tabelë, por bëmë lojën e duhur për të kapërcyer këtë moment të vështirë që po kalojmë. 

Skuadra ka cilësinë për të bërë më mirë, por kjo është koha për të luftuar dhe për të fituar ndeshjet përmes vuajtjeve.  

Për mua është e rëndësishme, por nuk kam asnjë dyshim për faktin se grupi beson në atë që e bën; duhet të japim vazhdimësi, mund të fitojmë radhazi, por tani vëmendja është e gjitha të martën, sepse duhet të mposhtim Borusia Dortmundin. 

Çukueze erdhi pas një verë të vështirë, ku ishte duke u rikuperuar pas një lëndimi. Më pëlqeu sonte. Ai është një lojtar cilësor, mund të presim disa asistime dhe gola.  Jam i sigurt se ai do të rritet dhe do të na ndihmojë. 

Joviç bëri lojë të mirë, pasim i shkëlqyer te penalltia. Ka aftësi që as ai nuk i di, është shumë i talentuar. Ne duhet të kërkojmë më shumë nga Joviç, por edhe ai duhet të kërkojë më shumë nga vetja.  

Kamarda ka talent, një freski që ndoshta ne nuk e kishim. Do të jetë një eksperiencë emocionuese, por shumë formuese për rritjen e tij. E dimë që rrugëtimin e tij do t’i duhet ta bëjë me hapa të vegjël. Ai është i përulur, bujar dhe shumë i pëlqyer nga të gjithë. Vetëm kënaqësi për të”, deklaroi Pioli për “DAZN”.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"