“Nuk e humbëm finalen”, Murinjo i rikthehet disfatës nga Sevilja: Askush nuk ma ndryshon mendimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2023 | 10:20

“Nuk e humbëm finalen”, Murinjo i rikthehet disfatës nga Sevilja: Askush nuk ma ndryshon mendimin

Me të arkivuar fitoren e parë në kampionat me një goleadë, Roma e Zhoze Murinjos e sposton vëmendjen në transfertën në Moldavi, ku do të përballet me Sherif Tiraspolin në javën e parë të fazës së grupeve të Ligës së Europës, kompeticionin ku vijnë si nënkampionë: “Do të jetë një sezon i ndryshëm nga i shkuari”, komentoi trajneri portugez.

murinjo

“Por ne do të vazhdojmë që të themi deri në fund se finalen e Budapestit nuk e kemi humbur. Sa herë që të më pyesin do të them këtë, por tani riniset nga zero. Të renditemi të parët në grup do të ishte e rëndësishme”.

Sezonin e shkuar, rruga deri në finale e italianëve nisi me një humbje: “Ajo disfatë na e vështirësoi rrugën, duke u detyruar më pas që të luanim “play off”-in. Objektivi është të kualifikohemi në fazën e ardhshme dhe të fitojmë grupin do të ishte e rëndësishme”.

Për sa i përket formacionit, Murinjo nuk donte të zbulonte gjithçka për 11-shen titullare, por dha disa emra: “Do të luajë Svilar në portë, por nuk është një kritikë për Rui Patrision. Në mbrojtje do të jenë pastaj Jorente, Mançini dhe Ndiçka. Edhe Karsdorp do të luajë. Në sulm nuk do të them se cili luan, por sigurisht që dua një sulmues më krijues se tjetri”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"