Nuk e arritën zonën europiane, zv. trajneri i Laçit Hima: I kërkojmë falje presidencës dhe tifozëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2023 | 20:40

Nuk e arritën zonën europiane, zv. trajneri i Laçit Hima: I kërkojmë falje presidencës dhe tifozëve

Laçi arriti të fitonte me rezultatin 3-0 përballë Kastriotit, por që nuk shërbeu për të shkuar në Kupat e Europës. Zv. trajneri Klevis Hima u shpreh i zhgënjyer dhe e quajti këtë sezon të dështuar.

bandicam 2023-05-29 20-08-51-932

“Është një keqardhje shumë e madhe. Kishim disa vite radhazi në Europë. Kishim bërë disa hapa të mirë sa i përket Europës. Duhet t’i kërkojmë falje presidencës, tifozët, pasi mund ta quajmë një vit të dështuar.

Shpresojmë që vitin tjetër Laçi të jetë aty ku i takon dhe ku ka investuar gjithë këto vite dhe ka dhënë tonin kampionatit shqiptar për garat europiane”, u shpreh Hima për “Ovesport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"