“Nuk dolëm në asnjë moment në lojën tonë”, Martini: Rezultati 3-0 është i keq, por nuk jemi dorëzuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2023 | 20:26

“Nuk dolëm në asnjë moment në lojën tonë”, Martini: Rezultati 3-0 është i keq, por nuk jemi dorëzuar

Teuta pësoi një humbje të rëndë në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë përballë Tiranës me rezultatin 3-0. Trajneri i durrsakëve, Edi Martini, u shpreh vërtet i zhgënjyer nga skuadra e tij, por që nuk dorëzohet për ndeshjen e kthimit.

bandicam 2023-04-26 20-18-49-354

“Ekipi tregoi shenja lodhje. Tirana fitoi në dyluftime. Ishin më të qartë se ne. Ne nuk dolëm në asnjë moment në lojën tonë. ndoshta dhe mungesa e Kotobellit ndikoi.

Kjo ndeshje iku. Duhet të bëjmë çmos për ndeshjet e tjera. Nuk është koha për të kritikuar, por për të ecur përpara se kampionati bëhet më i frikshëm.

Nuk ishim të kujdesshëm në linjë. U ndje mungesa e Kotobellit. Ka një problem tjetër. Komplet ekipi në aspektin mbrojtës linte për të dëshiruar.

Ne kemi ndeshjen me Kukësin që duhet ta mendojmë. Normal që kur të vijë ndeshja me Tiranën do të kemi një tjetër muzikë. Ne nuk kemi çfarë humbasim ndeshjen e dytë. Rezultati 3-0 është shumë i keq, por kjo nuk do të thotë që ne jemi të dorëzuar”, u shpreh Martini për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"