“Nuk doja të luhej ndeshja ndaj Izraelit”, trajneri i Islandës: E tmerrshme ajo që po ndodh në Gaza

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2024 | 12:01

“Nuk doja të luhej ndeshja ndaj Izraelit”, trajneri i Islandës: E tmerrshme ajo që po ndodh në Gaza

Islanda mundi Izraelin 4-1 në gjysmëfinalen e play-off-it të Kampionatit Evropian, por kjo nuk mjaftoi për të shuar polemikat jashtë fushës.

trajneri i islandes

Situata u rindez nga trajneri i skandinavëve Age Hareide, i cili u shpreh kështu në një konferencë për shtyp: “Nëse më pyesni pikëpamjen time personale, do të kisha shmangur të luaja kundër Izraelit, duke pasur parasysh se çfarë po bëjnë me gratë, fëmijët dhe mijëra civilë të pafajshëm në Gaza.

Personalisht unë hezitova, por ne duhej të luanim gjithsesi, përndryshe pasojat për Islandën do të ishin të rënda” – u shpreh trajneri i Islandës, që tashmë do të ndeshet në “finale” me Ukrainën për të siguruar një biletë në Euro2024, një tjetër vend që është në luftë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"