“Nuk do të shkojmë si turistë në Gjermani”, Armand Duka: Forca Shqipëri! Je skuadra më e bukur në botë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2023 | 21:18

“Nuk do të shkojmë si turistë në Gjermani”, Armand Duka: Forca Shqipëri! Je skuadra më e bukur në botë

Spanja, Italia e Kroacia do të jenë kundërshtarët e Kombëtares së Shqipërisë në finalet e Euro 2024.  Një grup që ka futur në mendime edhe trajnerët e skuadrave më të rëndësishme si Spanja e Italia, por që nuk ka zbehur entuziazmin e Presidentit të FSHF-së Armand Duka, i cili nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në “Facebook”, ndër të tjera shkruan se kuqezinjtë nuk do të shkojnë si turistë në Gjermani.

duka

“Forca Shqipëri, je skuadra më e bukur në botë”, e mbyll kreu i FSHF-së në “Facebook”.  

POSTIMI I PLOTË I DUKËS: 

Spanja ??, Italia ??, e Kroacia ?? do të jenë kundërshtarët e Kombëtares sonë kuqezi ?? në finalet e Kampionatit Europian ‘‘Gjermani 2024“. Është një grup shumë i bukur dhe i fortë njëkohësisht. Por futbolli është plot surpriza. Jam i bindur që Shqipëria do t’i luajë ndeshjet si e barabartë ndaj të tre rivalëve. Respekt për Spanjën, Italinë e Kroacinë.
Por pavarësisht eksperiencës së tyre në finalet e këtj kompeticioni, ne nuk do të shkojmë si turistë në Gjermani. Do të shkojmë të luajmë futboll ⚽️ dhe të provojmë të gjitha mundësitë tona. Ne kemi bërë një sezon të mrekullueshëm dhe jam i bindur që Shqipëria do të bëjë një paraqitje të jashtëzakonshme edhe në Gjermani vitin e ardhshëm. Forca Shqipëri. Je skuadra më e bukur në botë! ???

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"