“Nuk do të bëj eksperimente”, Ahmataj para ndeshjes ndaj Skënderbeut: Kemi forcat për ta përballuar edhe me mungesa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2023 | 21:55

“Nuk do të bëj eksperimente”, Ahmataj para ndeshjes ndaj Skënderbeut: Kemi forcat për ta përballuar edhe me mungesa

Trajneri i Tiranës, Juljan Ahmataj, ka besimin se skuadra e tij do të kalojë situatën me problemet fizike që e kanë shoqëruar kohët e fundit, teksa do të kërkojë që të sigurojë një fitore ndaj Skënderbeut në transfertën korçare.

ahmataj

“Kemi mungesa por kemi edhe lojtarë të tjerë në rikuperim ose me dëmtime dhe nuk e di nëse do të jenë. Por skuadra ka forca për të përballuar ndeshjen dhe ka lojtarë me cilësi në përbërjen e saj.

Eksperimente nuk do të ketë. Do të jenë të njëjtët lojtarë, si të rinjtë ku bën pjesë edhe Qefalija. Janë pjesë e rëndësishme e skuadrës për t’i dhënë ndihmë ekipi kur ka nevojë.

Skënderbeu? Ndeshja nuk i ngjan ndeshjes. Secila ka rëndësinë e saj. Skënderbeu ka elementë të rinj dhe të vë në vështirësi”, tha ai për mediat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"