“Nuk do jetë e lehtë me shqiptarët”, legjenda e futbollit botëror sulmon Levandovskin pas katastrofës: Pyeteni vetë nëse luajti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2023 | 10:49

“Nuk do jetë e lehtë me shqiptarët”, legjenda e futbollit botëror sulmon Levandovskin pas katastrofës: Pyeteni vetë nëse luajti

Grzegorz Lato, ish-futbollisti i njohur i Polonisë i cili u shpall golashënuesi më i mirë në Botërorin 1974, ka qenë i pamëshirshëm me analizën që i ka bërë humbjes së përfaqësues së vendit të tij me shifrat 3-1 ndaj Republikës Çeke. Në fjalët e tij për “WP SportoweFakty”, ai nuk kurseu as Robert Levandovskin.

lato poloni

“Çekët na befasuan me një gjë – agresivitetin që në minutën e parë. Në sekondën e 30-të shënuan golin e parë, më pak se dy minuta më vonë të dytin. Në atë moment, u dorëzuam. Duke parë të gjithë ndeshjen, ata ishin 3-0 dhe ne nuk mund të zgjidhnim një situatë. Ne shënuam një gol dhe ishte krejt rastësor. Ne duhet të reflektojmë. Duhet të zgjedhim luftëtarët që duan të luftojnë dhe të japin gjithçka.

Nëse nuk vraponi, nëse mbrojtësit nuk shtrihen si ata çekë, që luanin na u ndalur, është e vështirë t’ia dalësh mbanë. Trajnerët nuk luajnë. Ne mund të marrim trajnerin më të mirë në botë dhe asgjë nuk do të vijë nga kjo. Ose kemi interpretues, lojtarë që duan të bëjnë diçka, ose lojtarë që kthejnë hundët në kombëtare dhe mendojnë se vetëm klubi ka rëndësi. Sepse kanë para atje.

Luajtëm keq në mbrojtje? Jo vetëm në mbrojtje por edhe në sulm. Sa situata kemi pasur, një apo dy? Kështu nuk ia del.

Çekët treguan se duhet të jesh i përgatitur, agresiv dhe mbi të gjitha të vraposh e të luftosh. Dhe jo si ne, që fluturuam dhe kaq. Ata na treguan vendin në skenën ndërkombëtare. Tanët u paraqitën pa përkushtim, pa luftë, pa asnjë mendim.

Paraqitja e Levandovskit? A ka luajtur fare? Le të flasë vetë për këtë.

Ndeshja e të hënës kundër Shqipërisë? Nuk do të jetë e lehtë me ta dhe këtë e dimë tashmë sot. Çekët na treguan rrugën: duhet të luftosh në mënyrë agresive. Ishte kënaqësi t’i shikoje. Të gjithë e dinin se cili ishte ndryshimi”, ishte komenti i legjendës së futbollit botëror pas katastrofës polake në Pragë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"