NOTAT/ Milani jep sinjale të daljes nga kriza, ja si u vlerësuan të besuarit e Piolit pas fitores me Fiorentinën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2023 | 21:22

NOTAT/ Milani jep sinjale të daljes nga kriza, ja si u vlerësuan të besuarit e Piolit pas fitores me Fiorentinën

Milani jep sinjale të daljes nga kriza, duke regjistruar pas katër ndeshjesh pa suksese një fitore të rëndësishme që e mban në vendin e tretë në klasifikim. Kuqezinjtë e Piolit kanë mundur me shifrat 1-0 Fiorentinën. Ndeshja është vendosur nga goli i minutave shtesë në pjesën e parë nga Teo Hernandez, i cili transformoi saktësisht një penallti të cilën e kishte fituar po vetë. Më pas, kuqezinjtë u mbrojtën mirë dhe ruajtën avantazhin falë edhe ndërhyrjeve të Menjasë.

milan

Pas këtij suksesi futbollistët e Milanit janë vlerësuar me këto nota:

MENJA 7,5 – Të paktën tri ndërhyrje fantastike duke shpëtuarportën. Ku nuk mbërrin francezi është shtylla pingule që i vjennë ndihmë. Shpëtimtar.

KALABRIA 6.5 – I duhen ca minuta për t’u përfshirë në garë, por më pas shfaqet vendimtarnë më shumë se një rast me spastrime ideale e diagonale perfekte. (Nga 92′ Florenci pa notë – pak minuta në fund.)

ÇAU 6.5 – Nuk vuan për asnjë çast dhe në perëndim të ndeshjes e rrit nivelin e tij duke mbyllur një paraqitje për kornizë.

TOMORI 5 – Për pak nuk merrtë kuq ndaj Bonaventurës teksa futja e Nzolasë i shton vështirësitë. Kur nuk është i përqendruar anglezi rrezikon gjithmonë shumë.

HERNANDEZ 6.5 – Jo keq difensivisht, por më të mirën e jep në territore rivale. Vendimtar me penalltinë e shënuar, por ende nën standardet e tij.

REIJNDERS 6 – Regji pa shumë dritë dhe me ndonjë gabim, por në fund edhe ai rezulton pozitiv.

POBEGA 6 – Jo aq i pastër sa shokët në ndërtimin e manovrës, por ndihet shumë kur Milani duhet të sulmojë. Për pak edhe sa nuk shënon.

ÇUKVUEZE – Përfshihet më shumë se në paraqitjet e mëparshme, por ende naiv në rastet e rëndësishme. Një tjetër shans i humbur për nigerianin.

MUSAH 6.5 – I rrëmujshëm,por edhe shumë i vyer në të dyjafazat. Nuk kursehet kurrë, por i mungon akoma pasimi vendimtar. (Nga 83′ Kruniç – Rreth 15 minuta për të qenë gati në Champions.)

PULISIC 6 – E nis mirë dhemerr pjesë në aksionet më tërrezikshme të Milanit, por edhe për shkak të formës shkëlqimi i tij bie me kalimin e minutave.(Nga 61′ Çik – Edhe për minuta cilësorë në kërkim të një gjendje atletike në kuadër të Champions-it.)

JOVIÇ 5.5 – Asisti për Teonkur fiton penalltinë bën të reflektosh për cilësitë e sulmuesit që më pas shpërdoron një shans të artë për të mbyllur ndeshjen.(Nga 83′ Kamarda pa notë -Debutimi i vlen për rekordin e kaq mjafton. Në 15 minutat që luan mendon vetëm për të ndihmuar shokët.)

TRAJNER PIOLI 6 – Shpik Musahun gjysmëfantazist dhe zgjedhja i shpërblehet. Nuk mund të bënte më shumë me lojtarët në dispozicion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"