Notat e skuadrave/ Njhuni me formacionin më të mirë dhe më të dobët të javës së 32-të të Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2024 | 11:21

Notat e skuadrave/ Njhuni me formacionin më të mirë dhe më të dobët të javës së 32-të të Superiores

Notat e skuadrave sipas “Panorama Sport”, si dhe formacioni më i mirë dhe më i dobët i javës së 32-të në elitën e futbollit shqiptar: 

superiore-11 (1)

NOTAT E SKUADRAVE

EGNATIA 8 – Ka treguar vërtet “kostumin” e një ekipi kryesues Egnatia, duke reaguar në mënyrën më të mirë në një fushë mjaft të vështirë si ajo e Laçit. Rrogozhinasit humbisnin 1-0 pas pjesës së parë, por më pas përmbysën gjithçka me 2 gola. Ky është personaliteti i një ekipi që udhëheq gjithë kampionatit me meritë.

PARTIZANI 8 – Duhej të fitonte patjetër dhe arriti të fitonte derbin me Dinamon në një moment delikat. Të kuqtë kanë bërë një ndeshje të mirë, duke e kontrolluar lojën gjatë gjithë kohës dhe duke mos i lënë asnjë shans kundërshtarit, përveç penalltisë së pritur nga portieri Qirko.

SKËNDERBEU 8 – Një fitore në transfertë është gjithmonë shumë e rëndësishme. Skënderbeu arriti të interpretojë si duhet një 90-minutësh të vështirë, duke dalë në fund duarplot. Për më tepër, korçarët vinin nga një humbje dhe gjetën forca të reagonin.

TIRANA 7.5 – U luajt në fushë asnjanëse, por për Tiranën ishte një transfertë ajo me Erzenin dhe trepikëshi i marrë ka vlera të mëdha, sepse e rikthen këtë skuadër në 4-shen e parë, që do të thotë pjesëmarrje në “Final 4” dhe moral më i lartë para Kupës.

VLLAZNIA 6 – Nuk është mundur në një fushë shumë të vështirë, si ajo e Teutës dhe gota mund të shihet gjysmë plot, sepse e mban skuadrën shkodrane në vend të dytë. Në anën tjetër, rëndon fakti që Vllaznia nuk fiton prej disa javësh.

TEUTA 5.5 – Pika është minimumi që Teuta mund të merrte në fushën e saj, për më tepër që kundërshtari nuk kishte formacionin e tij më të mirë. Durrsakët bënë shumë pak në një ndeshje, që duhej fituar. Madje, rrezikuan të ndëshkoheshin më keq.

DINAMO 4 – Vinte në momentin e saj më të mirë dhe pritej një derbi krejt tjetër nga ai që u pa në fushën e Partizanit. Asgjë e mirë për blutë në atë 90-miunutësh. Ndeshje me shumë gabime, ku veçohen penalltia e humbur nga Denison dhe kartoni i kuq i Gudiabit.

KUKËSI 4 – Një ndeshje për t’u harruar për Kukësin, që nuk mundi ta kapë as “trenin e fundit” dhe tani pret matematikën për të zyrtarizuar rënien. Ndoshta Kupa ndikoi që kuksianët të bënin një ndeshje të dobët me Skënderbeun.

ERZENI 4 – Ndeshje e dobët për shijakasit ajo ndaj Tiranës, me gabime si në lojën mbrojtëse, me shumë pakujdesi, ashtu edhe në sulm me raste të shpërdoruara. Penalltia e shpërdoruar nga Kahrimanoviç ishte një tregues i dorëzimit të Erzenit.

LAÇI 4 – Skuadra e Cungut ka bërë “vetëvrasje” përballë kryesuesve të kampionatit. E mbylli pjesën e parë në avantazh 1-0 dhe në fund doli pa pikë. E pafalshme për një skuadër që gëzonte një formë shumë të mirë dhe vinte pas dy fitoresh me peshë.
fsfsdPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"