NOTAT E KOMBËTARES SIPAS “SOFA SCORE”/ Spikasin Mihaj dhe Gjasula, ja të gjitha vlerësimet e kuqezinjve për duelin ndaj Polonisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2023 | 0:15

NOTAT E KOMBËTARES SIPAS “SOFA SCORE”/ Spikasin Mihaj dhe Gjasula, ja të gjitha vlerësimet e kuqezinjve për duelin ndaj Polonisë

Shqipëria e nisi me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan në pjesën e parë nga Sviderski në minutën e 41-të i dhuroi fitoren polakëve, në një ndeshje ku kuqezinjtë patën mundësinë për të marrë diçka më tepër.

Kombetarja nota

Nuk nis në mënyrën e duhur as aventura e trajnerit Silvinjo në krye të Shqipërisë, por skuadra e tij tregoi një fytyrë ndryshe, duke ngjallur shpresë për të ardhmen. Duke nisur që nga skema e përdorur, me një 4-3-3, që dha sinjalin se ndaj Polonisë ishim të barabartë. Rasti më i mirë i të gjithë takimit ishte padyshim ai i Myrto Uzunit në minutën e 85-të, për fat të keq topin shkoi ngjitur me shtyllën.

Ndërkohë për sa i përket notave të futbollistëve të Kombëtares, më të vlerësuarit sipas faqes të specializuar të statistikave “Sofa Score”, ishin mesfushori Gjasula dhe mbrojtësi Mihaj, që u vlerësuan me notën 7.2.

Gjasula notat dhe statistikat

Ndërkohë që vlerësim pozitiv edhe për Ramdanin dhe Cikalleshin. Më pak i vlerësuari sipas “Sofa Score”, është kapiteni Elseid Hysaj.

NOTAT

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"