Notat dhe statistikat/ Katër futbollistë të Kombëtares shqiptare shkëlqejnë në arenën Europiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2023 | 0:00

Notat dhe statistikat/ Katër futbollistë të Kombëtares shqiptare shkëlqejnë në arenën Europiane

Paraqitje dinjitoze për 4 futbollistët e Kombëtares shqiptare në arenën europiane. Bëhet fjalë për Ernest Muçin, Berat Gjimshitin, Qazim Laçin dhe Redon Xhixhën. 

MixCollage-30-Nov-2023-11-39-PM-4844

Skenën padyshim e “rrëmbeu” Ernest Muçi, i cili realizoi një gol fantastik ndaj Aston Vilës, në Ligën e Konfencës, teksa skuadra e tij, Legia Varshava, u mposht me rezultatin 2-1. 

muciiiiiiii nota

Muçi u aktivizua gjatë gjithë 90 minutave, teksa u vlerësua me notën 7 nga faqja e specializuar e statistikave, “Sofa Score”. 

qazim laci sofa

Paraqitje mjaft të mirë zhvilloi edhe Qazim Laçi, në duelin ndaj Betis, ku skuadra e tij Sparta e Pragës, triumfoi me rezultatin 1-0. Edhe Laçi ishte titullar përgjatë 90 minutave, duke u vlerësuar me notën 7.2 nga “Sofa Score”. 

gjimshiti sofa

Gjithmonë në lartësin e duhur Berat Gjimshiti. Lideri i Atalantës, ishte “kirurgjikal” për sa i përket saktësisë së pasimeve në duelin ndaj Sportingut të Lisbonës, ku në 44 pasa në total 43 i regjistroi të sakta, ai gjithashtu bëri 3 ndërhyrje si dhe bllokoi 1 top dhe fitoi 6 duele me kundërshtarët, duke u vlerësuar me notën 6.9 nga “Sofa Score”. 

xhixhaaaa

Minuta mbrëmjen e sotme pati edhe për Redon Xhixhën. Ish-sulmuesi i Tiranës dhe Laçit, dha kontributin e tij për afro 30 minuta në përballjen që skuadra e tij Karabak zhvilloi ndaj Moldes, sfidë kjo që përfundoi me shifrat 2-2. 

Xhixha i fitoi të gjitha duelet ajrore me kundërshtarët si dhe regjistroi 57 % të pasimeve të sakta. Në fund, sulmuesi nga Fushë-Kruja u vlerësua me notën 6.5 nga “Sofa Score”. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"