Njohin vetëm humbje në 6 javët e fundit. Fadil Meta: Vora kthehet te fitorja kundër Tomorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2024 | 20:09

Njohin vetëm humbje në 6 javët e fundit. Fadil Meta: Vora kthehet te fitorja kundër Tomorit

Vora ka regjistruar humbjen e 6-të radhazi kundër Flamurtarit dhe po kalon një krizë, por që nuk po dramatizohet pasi ekipi nuk ka lëvizur nga vendi i katërt. Gjithsesi, kjo nuk mund të jetë Vora e vërtetë. Shkëputja me pikë në dy fazat e ka lejuar Vorën të hedhë disa hapa të gabuar.

fadil meta vora

Skuadra është duke u përgatitur më shumë për fazën “play-off” se sa e ka mendjen te rezultatet e ndeshjeve të mbetura. Gjithsesi, Vora po mendon që të mos e bëj “baltë” dhe të rikthehet te fitorja këtë javë kundër Tomorit, i cili ka zbritur një kategori më poshtë. Lidhur me këtë përballje, peqinasi Fadil Meta ndjehet shumë optimist dhe thotë se ka besimin e plotë se Vora do të marrë tri pikë nga kjo përballje.

“Jam i bindur se do të rikthehemi te fitorja këtë javë. Duket sikur e kemi harruar dhe nuk po ndjejmë atë krenari apo gëzim që të jep fitorja. Skuadra po përgatitet për këtë sfidë ndaj beratasve, të cilët nuk kanë asnjë presion. Do të jetë një ndeshje e luftuar dhe e fituat nga Vora”, u shpreh mesfushori Fadil Meta.

ABDULLA DUSHKU- PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"